Efit i është ofruar një rol në filmin e Oltës dhe Luizit, por ja pse e refuzoi!

Efit i është ofruar një rol në filmin e Oltës dhe Luizit, por ja pse e refuzoi!

12:51, 26/09/2023
A+ Aa A-

Nëse Efi Dhedhes do të kishte pranuar ofertën për të qenë pjesë e kastit në filmin ‘Në kuadër të dashurisë’ krah Luiz Ejllit dhe Olta Gixhari, me siguri fansat e saj do të ishin kënaqur.

Por, duket se ish-konkurrentja e Big Brother e ka refuzuar një ftesë të tillë. E ftuar në programin ‘Shqipëria Live’ Efi pranoi se arsyeja e refuzimit të ftesës për të qenë pjesë e filmit, ishte roli episodik ose i vogël që i është ofruar.

Image

“Më erdhi një propozim por që absolutisht që nuk e pranova pasi ishte një gjë shumë e vogël, pra një rol i parëndësishëm”, tregoi Efi.

Ajo ka rrëfyer gjithashtu se nëse do i ishte ofruar një rol protagonisteje, patjetër që do e kishte pranuar dhe nuk do e kishte aspak problem të luante përkrah Luizit dhe Oltës pasi sipas saj, puna është punë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco