Leonardo Di Caprio e paska marrë seriozisht lidhjen e re, ja kush është e dashura e aktorit

Leonardo Di Caprio e paska marrë seriozisht lidhjen e re, ja kush është e dashura e aktorit

13:19, 25/09/2023
A+ Aa A-

Leonardo DiCaprio thuhet se është i lidhur me modelen 25-vjeçare Vittoria Ceretti. Gjatë muajve të fundit, çifti është parë në dalje të shumta, si në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë vendit, gjë që ka nxitur spekulime për natyrën e lidhjes së tyre, duke ngritur fillimisht pyetjen nëse ishte thjesht një lidhje verore. Megjithatë, Page Six ka raportuar se marrëdhënia e tyre është me të vërtetë serioze.

“Ata kanë kaluar mjaft kohë së bashku gjatë muajve të fundit dhe po kënaqen duke e njohur njëri-tjetrin në një nivel më të thellë”, tha burimi i brendshëm për Page Six.

Debutimi i tyre publik si çift ndodhi gjatë një nate plot ngjarje në një klub në Ibiza, Spanjë, më 9 gusht. Page Six mori një video ekskluzive që tregonte “aktori dhe bukuroshja italiane të angazhuar në puthje pasionante “.

Disa javë pas takimit të tyre të zjarrtë në Spanjë, dyshja vendosën të zgjidhnin një takim më të qetë në Kaliforni. Gjatë qëndrimit në Santa Barbara, DiCaprio dhe Ceretti u panë duke ngrënë akullore dhe duke pirë kafe të ftohtë.

Një tjetër burim kohët e fundit ishte dëshmitar i çiftit duke marrë pjesë së bashku në eventin e Vogue Ëorld: London, vetëm një javë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco