Sardi Strugaj krah Erisës në 'Dancing With The Stars': Jemi çifti që do të mbani mend gjatë

Sardi Strugaj krah Erisës në 'Dancing With The Stars': Jemi çifti që do të mbani mend gjatë

09:20, 23/09/2023
A+ Aa A-

Sardi Strugaj është një nga këngëtarët dhe tekstshkruesit më të vlerësuar në tregun tonë muzikor, por këtë herë këngët nuk do t’i krijojë ai, por do të kërcejë nën ritmin e tyre.

Tashmë konfirmohet zyrtarisht pjesëmarrja e Sardit në spektaklin e kërcimit. Në pistën e “Dancing With The Stars”, artisti do të vallëzojë krah Erisës.

“Jemi çifti që do të na mbani mend shumë gjatë, së shpejti në ‘Dancing With The Stars’”, shprehet Sardi në klipin prezantues.

Magjia e kërcimit në “Dancing With The Stars” nis muajin e ardhshëm në ekranin e Top Channel.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco