Pse duhet ta lini valixhen në tualetin e hotelit, sipas ekspertëve

Pse duhet ta lini valixhen në tualetin e hotelit, sipas ekspertëve

09:00, 23/09/2023
A+ Aa A-

Cila është gjëja e parë që bëni kur futeni në një dhomë hoteli? Provoni dyshekun? Zbrazni minibarin nga pijet? Shijoni pamjen nga dritarja apo kontrolloni për elementët e sigurisë, çelësat, brava etj.

Ndoshta, fare spontanisht ju lini valixhen mbi shtrat dhe filloni të nxirrni prej andej veshjet, këpucët, aksesorët. Ekspertët thonë se një veprim i tillë është i gabuar, pasi valixhja që ka lëvizur nëpër avionë dhe aeroporte e ka vendin në tualetin e dhomës së hotelit.

Image

Po pse në tualet?

Ka një arsye shumë të fortë që qëndron pas kësaj situate, pavarësisht nëse jeni akomoduar në një hotel me pesë yje apo në një tjetër fare modest. Valixhet kalojnë gjatë udhëtimit nëpër avionë, aeroporte, mjete transporti dhe gjasat që të marrin papastërti dhe insekte janë shumë të mëdha. Nëse ju sapo hyni në dhomën e hotelit, krejt spontanisht e keni kthyer në zakon vendosjen e valixhes mbi krevat, mos e bëni më. Sipas ekspertëve, mundësia që mikrobet apo papastërtitë që gjenden tek valixhet të mbeten tek çarçafët apo rrobat janë shumë të mëdha.

"Kur punova në industrinë e hotelerisë, mësova se shumë hotele kanë probleme me insektet më shumë nga sa ju e mendoni," thotë konsulentja e udhëtimeve, Marla Cimini. "Sapo  hyni në dhomën e hotelit për herë të parë, është gjithmonë një ide e mirë të vendosni çantën dhe valixhet në tualet".

Mikrobet apo insektet duan vende të errëta për t’u shfaqur, si poshtë krevatit, pas një kornize në mur, poshtë dyshekut etj. Ndaj, tualeti është një zonë e sigurt për të mos i ngatërruar insektet apo papastërtitë e valixheve me veshjet dhe dhomën ku do të qëndroni.

Herën tjetër që do të akomodoheni në një hotel, kujtohuni që të mos e lini valixhen mbi krevat sepse insektet mund të jenë një “kërcënim” për pastërtinë dhe komoditetin tuaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco