‘Tronditet’ Hollywoodi/ Danny Masterson përdhunues, jepet dënimi i rëndë

‘Tronditet’ Hollywoodi/ Danny Masterson përdhunues, jepet dënimi i rëndë

17:07, 22/09/2023
A+ Aa A-

Dënimi me 30 vjet burg i aktorit Danny Masterson i njohur për rolin e tij në ‘That ’70 Show’, erdhi si një tronditje për ‘Hollywood’, por më tronditëse janë akuzat që rëndojnë mbi të, përdhunimi i dy grave të pafajshme.

Masterson, i cili ka qenë në paraburgim që nga maji, u paraqit në gjykatë i veshur me një kostum, por nuk shfaqi asnjë reagim të dukshëm ndërsa viktimat flisnin.

Një nga viktimat e aktorit, u shpreh:

“Kur më përdhunuat, më vodhët. Kjo është përdhunimi, një vjedhje e shpirtit.” 

Ajo tha se bota është më e sigurt me të në burg.

Viktima e dytë, gjithashtu një e mbijetuar e përdhunimit të Masterson-it, shprehu keqardhjen që nuk e denoncoi më herët në polici dhe theksoi domosdoshmërinë e dënimit të tij me burg për sigurinë e grave të tjera.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit, Charlaine F. Olmedo, dha dënimin për aktorin 47-vjeçar pasi dëgjoi deklaratat e grave, pavarësisht kërkesave për zbutje të dënimin nga ekipi mbrojtës i Masterson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco