Olta Gixhari flet për momentin kur mori vesh ‘që gjysma e shqiptarëve e urrente’

Olta Gixhari flet për momentin kur mori vesh ‘që gjysma e shqiptarëve e urrente’

12:20, 22/09/2023
A+ Aa A-

Rrugëtimi i Olta Gixharit në edicionin e dytë të “Big Brother VIP Albania” u shoqërua me një marrëdhënie dashuri-urrejtje të ndjekësve. E vendosur si kundërshtarja kryesore e Luiz Ejllit, protagonisti kryesor dhe personazhi më i komentuar dhe pëlqyer, Olta u pa nga shumë shikues si “antagonistja” e reality show-t.

Në Instagram, dikush e pyeti për ndjesinë kur mori vesh që “gjysma e shqiptarëve e urrente”. Me “gjysma e shqiptarëve” nënkuptohet një pjesë e konsiderueshme e njerëzve që shihnin “Big Brother VIP”.

“U lumturova shumë, që e para kisha gjysmën tjetër të shqiptarëve, dhe që kisha shkaktuar ndjesi kaq të forta si dashuri-urrejtje, pasi është pika më e lartë e suksesit që mund të mbërrihet nga një reality show,” u përgjigj aktorja.

“Por mos harroni që një fije e hollë i ndan, se kur dola të gjithë më donin përsëri brenda shtëpisë,” shtoi ajo më tej.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco