E tradhtoi sërish, reagon partnerja e Neymar-it!

E tradhtoi sërish, reagon partnerja e Neymar-it!

10:25, 20/09/2023
A+ Aa A-

Marrëdhënia mes Bruna Biancardi dhe Neymar, një prej çifteve më të njohur në botë ka qenë objekt i vëmendjes së vazhdueshme mediatike për shkak të distancës që i ndan, për shkak të angazhimeve të tyre profesionale.

Së fundmi, Biancardi ka ndarë një mesazh të koduar në Instagram që ka lënë miliona ndjekës të saj të intriguar dhe duke spekuluar për statusin e marrëdhënies së saj me futbollistin.

Në mesazhin në fjalë thuhej: “Nëse nuk je besnik ndaj atyre që janë pranë teje çdo ditë, nuk do të jesh besnik ndaj askujt”.

Ky mesazh i fshehtë bëri shumë të mendojnë se ndoshta më në fund ajo ka reflektuar mbi besnikërinë në marrëdhënien e saj me Neymar.

Kujtojmë që së fundmi në rrjetet sociale po gëlon lajmi se Neymar e ka tradhtuar sërish mamanë e djalit që është në pritje. Braziliani u pa duke u argëtuar sikur të ishte beqar. Atleti ishte në klubin e natës Sala Apolo, në Barcelonë, në një ditë pushimi nga Al Hilal pas ndeshjes kundër Al-Hiyadh.

Disa imazhe e tregojnë atë duke folur me vajza, duke i përqafuar ato dhe në kontakte të ngushta fizike. Nga ana tjetër, Bruna ishte në Brazil gjatë asaj kohe.

Jo nuk është hera e vetme. Edhe më herët Neymar i kërkoi falje publike Bruna-s pasi e kishte tradhtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco