‘Barbie’ thyhen çdo rekord! Vlera marramendëse e arritur në 8 javë

‘Barbie’ thyhen çdo rekord! Vlera marramendëse e arritur në 8 javë

18:15, 18/09/2023
A+ Aa A-

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe “Barbie” nga “Warner Bros”, ka thyer një tjetër rekord dhe këtë herë bëhet fjalë për arkën e fitimeve.

Filmi prodhim i këtij viti, ka kaluar filmin “The Avengers” të Marvel, për t’u bërë i 11-të me fitimet më të larta të të gjitha kohërave.

“Barbie”, filmi që ka marrë vëmendjen në të gjithë Evropën me aktoren Margot Robbie në rol kryesor, javën e kaluar fitoi 3.9 milionë dollarë (3.6 milionë euro) të tjera, shkruan DailyMail.

Kjo shifër e çoi totalin e fitimeve të filmit në 626.1 milionë dollarë (587 milionë euro), duke e kaluar atë “The Avengers” të Marvel (623.3 milionë dollarë) për të pretenduar pozitën e 11-të në listën e filmave me fitimet më të larta në histori.

Barbie” është aktualisht në fundjavën e tetë të publikimit, dhe ndërsa hiti është brenda intervalit për t’u renditur në top 10-she, është e paqartë nëse do të ketë qëndrueshmërinë në arkën e fitimeve për të vazhduar ngjitjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco