Mbrojtën aktorin përdhunues: Ashton dhe Mila japin dorëheqjen nga organizata kundër abuzimit seksual

Mbrojtën aktorin përdhunues: Ashton dhe Mila japin dorëheqjen nga organizata kundër abuzimit seksual

12:13, 16/09/2023
A+ Aa A-

Ashton Kutcher dhe gruaja e tij Mila Kunis kanë dhënë dorëheqjen nga bordi i organizatës kundër abuzimit seksual të fëmijëve, Thorn, të cilën ai e themeloi. Largimi vjen pasi çifti u kritikua ashpër për faktin që mbrojtjën aktorin Danny Masterson, i cili u shpall fajtor për përdhunim.

Ashton dhe Mila, të dy, shkruan referenca të shkëlqyera për Masterson gjatë gjyqit në maj për përdhunimin e dy grave në vitin 2013.

Javën e kaluar, Masterson u dënua me një periudhë të pacaktuar prej 30 vjet deri në burgim të përjetshëm, që do të thotë se ai do të ketë të drejtë për lirim me kusht pasi të ketë qëndruar në burg 25 vjet e gjysmë, por mund të mbahet në burg përgjithmonë.

Në letrat e bëra publike, Kutcher e përshkruan mikun e tij si një njeri "me mirësjellje, barazi dhe bujari", ndërsa Kunis e konsideron “një model dhe mik të shquar" dhe “figurë të jashtëzakonshme si vëllai i madh”.

Ata kërkuan falje publike dhe thanë se u vjen keq për dhimbjen që u kanë shkaktuar viktimave. Në letrën e  dorëheqjes, Ashton Kutcher u shpreh se “nuk mund të lejojë që gabimi im në gjykim të shkëpusë vëmendjen nga përpjekjet tona dhe fëmijët të cilëve u shërbejmë".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco