'3 vite rradhazi mbeta në shtrat'- Sia rrëfen për herë të parë traumën që kaloi pas divorcit me ish-bashkëshortin

'3 vite rradhazi mbeta në shtrat'- Sia rrëfen për herë të parë traumën që kaloi pas divorcit me ish-bashkëshortin

15:30, 15/09/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Sia së fundmi ka rrëfyer për herë të parë traumën që ka kaluar pas divorcit me ish-banshëshortin e saj Erik Anders Lang.

“Divorci ishte një periudhë kaq e errët dhe për 3 vite rradhazi mbeta në shtrat dhe s’bëja dot asgjë në atë periudhë”, tha këngëtarja duke treguar kështu se kishte rënë në depresion.

Gjatë një interviste për “ Zane Lowe” artistja tha se “koha e errët” e frymëzoi atë për albumin e saj “Reasonable Woman”.

“Dhe më në fund, rezultoi që kisha këngë mjaftueshëm për të bërë një album. Kështu që, unë thjesht u mbështeta tek ekipi që të më menaxhonte, për të më thënë se këngët ishin mjaft të mira, sepse unë nuk e besoja”, u shpreh artistja.

Kujtojmë që Sia dhe Lang, u martuan në gusht të vitit 2014, në një ceremoni private në Palm Springs, Kaliforni, ndërsa u ndanë vetëm 2 vite më pas.

Megjithëse ajo ishte betuar që pas divorcit nuk do të lidhej më, në vitin 2020 Sia rigjeti sërish dashurinë dhe u martua me Dan Bernard, në shtëpinë e Stefano Dolce dhe Domenico Gabbana, në Portofino, Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco