Deputeti Saimir Korreshi në ‘Dancing With The Stars’ ja kush do të jetë partnerja e tij në pistën e kërcimit

Deputeti Saimir Korreshi në ‘Dancing With The Stars’ ja kush do të jetë partnerja e tij në pistën e kërcimit

21:08, 13/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti Saimir Korreshi, ashtu sikurse vetë ka njoftuar, do të jetë një nga konkurrentët e “Dancing With The Stars”.

Demokrati do të zbresë për herë të parë në pistën e kërcimit krah Livias, që do të jetë partnerja e tij gjatë kësaj eksperience.

Livia është balerinë profesioniste dhe punon në teatër si balerinë e parë.

Para disa ditësh, në një intervistë për “Shqipëria Live”, deputeti i njohur për batutat dhe ironinë e tij në parlament, njoftoi se i ka thënë “Po” ftesës për të garuar krah konkurrentëve të tjerë, në pistën e kërcimit. Spektakli “Dancing With The Stars Albania” nis së shpejti në Top Channel.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco