Demi Lovato flet për ndikimin e ‘daddy issues’ në jetën e saj

Demi Lovato flet për ndikimin e ‘daddy issues’ në jetën e saj

15:16, 12/09/2023
A+ Aa A-

Demi Lovato ka folur hapur për ‘daddy issues’ dhe marrëdhëniet e saj sentimentale të mëparshme me persona më të mëdhenj në moshë se ajo. Gjatë episodit të “The Howard Stern Show”, Demi iu referua këtyre marrëdhënieve si “të neveritshme”, ndërsa krahasoi raportet e saj të mëparshme me atë që ka aktualisht me partnerin Jordan Lutes.

Image

 
“Mund të them me vetëbesim se brenda meje nuk ka më ‘daddy issues”, u shpreh Demi dhe argumentoi se: “Mendoj se ka disa shenja (që e tregojnë këtë). Jam (e lidhur) me një partner që ka të njëjtën moshë me mua. Kur shoh pas në kohë (rreth raporteve me burra më të mëdhenj në moshë), mendoj se (ato marrëdhënie) janë të neveritshme”.
 
Këngëtarja e “Sorry Not Sorry” ka qenë në një marrëdhënie me Wilmer Valderrama, me të cilin ka një diferencë moshe prej 13 vitesh. Ajo foli edhe për lidhjen e saj të shëndetshme me Jordan Lutes dhe u shpreh se shpreson që të martohet dhe të krijojë familje me të.

Image

Ajo theksoi se marrëdhënia e tyre është magnetike dhe gjatë gjithë kohës qeshin dhe argëtohen së bashku. “Mendoj se kur gjen dikë që të bën të ndihesh e sigurt dhe që të tërheq, me të cilin qesh vazhdimisht…kjo është formula për një marrëdhënie fantastike”, tha Demi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco