Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Në 8-vjetorin e martesës, Big Basta i bën urimin më të veçantë Vesa Lumës

Në 8-vjetorin e martesës, Big Basta i bën urimin më të veçantë Vesa Lumës

15:00, 12/09/2023
A+ Aa A-

Sot është një ditë shumë e veçantë për këngëtaren e njohur Vesa Luma dhe bashkëshortin e saj Big Basta.

Çifti festojnë 8 vjetorin e martëses së tyre, ndërsa këngëtari ka gjetur fjalët më të ëmbla për të përshkruar ditën më të rëndësishme ku jeta e tij mori një kuptim tjetër.

Teksa postoi në Instagram një foto nga pushimet me Vesën, ai teksa tregoi se përgjatë këtyre viteve këngëtarja ka qenë një shoqe, grua dhe një nënë e përkryer.

“8 vjet martesë sot në 12 Shtator! Gati një dekade plot dashuri dhe sfida me ortaken time të jetës, të cilën pata fatin hyjnor ta njoh dhe të rritem me të. Të shpreh dashurinë në këtë ditë të shënuar është pak, por uroj shumë që edhe në jetët e tjera të jemi bashkë! Këto 8 vite ke qenë shoqe, grua, ortake dhe mbi të gjitha nënë e përkryer, çka më bën të mos dua gjë tjetër veçse të jem pranë teje dhe të mësoj nga ti, të rrezatoj si ti. Të dua @vesaluma.”- ka shkruar Big Basta.

Image

Kujtojmë që çifti kanë edhe një djalë së bashku, i cili quhet Lian.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco