Nuk fshihen më! Kylie Jenner dhe partneri i saj shfaqen më të lumtur se kurrë krah njëri-tjetrit në publik

Nuk fshihen më! Kylie Jenner dhe partneri i saj shfaqen më të lumtur se kurrë krah njëri-tjetrit në publik

11:46, 12/09/2023
A+ Aa A-

Pasi konfirmuan lidhjen e tyre gjatë turneut të Beyonce ‘Renaissance’, Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner vazhdojnë të kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku duke mos iu fshehur më syrit të publikut.

Ndërsa shikonin ndjeshjen e tenisit në US Open, çifti nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit.

Image

Jenner mund të shihej teksa mbante dorën e saj në kokës së Chalamet, ndërsa fotot e tjera i tregonin ata të qetë dhe me krahët rreth njëri-tjetrit.

Burimet kanë treguar së fundmi për ‘People’ se të dy po shijojnë marrëdhënien e tyre, e cila është “argëtuese dhe e pakomplikuar” për Jenner.

Image

“Ata janë së bashku pre gjashtë muajsh tashmë. Ai e bën Kylien të lumtur”, tha burimi. “Timothee ka jetën e tij dhe e kupton që Kylie duhet t’u japë përparësi fëmijëve të saj. Ai është simpatik, shumë i dashur dhe protektiv ndaj Kylie. Asaj i pëlqen që ai e ruan privatësinë e tij.”

Para se të dilte me Chalamet, Jenner ishte në një lidhje disa vjeçare me Travis Scott. Ajo ndan me reperin vajzën 5-vjeçare Stormi Ëebster dhe djalin 18-muajsh, Aire.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco