Kim Kardashian, Selena Gomez dhe Sofia Richie na provojnë se thonjtë e shkurtër janë rikthyer

Kim Kardashian, Selena Gomez dhe Sofia Richie na provojnë se thonjtë e shkurtër janë rikthyer

15:30, 08/09/2023
A+ Aa A-

Nëse kaloni në Instagram dhe TikTok, loja me thonjtë tek vajzat e famshme duket si një nga më të preferuarat. Të gjata, me majë, me dizenjo nga më të larmishmet, fenomeni i modelit më të spikatur për thonjtë këtë vjeshtë vjen direkt nga vajzat e showbiz-it.

E kujtoni modelin e thonjve të Hailey Bieber-it? Të gjatë, në formë bajameje dhe në ngjyrë kafe të errët, kjo tendencë tërheqëse u “përqafua” nga shumë vajza si tendencë IN gjatë muajve të verës. Por, sezoni i ri duket se e mbyll kapitullin e këtyre thonjve, për t’u rikthyer tek modeli i atyre të shkurtër dhe katrorë.

Vajzat e famshme, nga Kim Kardashian tek Selena Gomez, Olivia Rodrigo apo Sofia Richie janë të parat që i thanë “PO” kësaj tendence të thonjve për vjeshtën. Manikyrë të thjeshtë, thonj të shkurtër dhe praktikë, pa pasur nevojën për të tërhequr vëmendjen kudo dhe kurdo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco