Zyrtarisht, Joe Jonas dhe Sophie Turner konfirmojnë ndarjen: Ja deklarata e tyre

Zyrtarisht, Joe Jonas dhe Sophie Turner konfirmojnë ndarjen: Ja deklarata e tyre

09:37, 07/09/2023
A+ Aa A-

Joe Jonas dhe Sophie Turner publikuan një deklaratë të përbashkët të postuar në llogaritë e tyre në Instagram, ku konfirmojnë se pas katër vitesh martesë, do të divorcohen.

Image

“Pas katër vitesh martese të mrekullueshme, ne kemi vendosur bashkërisht t'i japim fund martesës sonë”, thuhet në deklaratë. "Ka shumë narrativa spekulative se pse, por, me të vërtetë ky është një vendim i përbashkët dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirën tonë për privatësi për ne dhe fëmijët tanë."

Ata kanë bashkë dy vajza, të cilat përgjithësisht i mbajnë larg vëmendjes mediatike.

Ata u martuan para 4 vitesh, pas 3 vitesh lidhje. Në vitin 2020, u bënë prindër të vajzës Willa, ndërsa vajza e dytë, emri i të cilës nuk dihet, erdhi në jetë në korrik 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco