Gjeti sërish dashurinë disa vite pas humbjes së gruas, rrëfehet Stefi Prifti

Gjeti sërish dashurinë disa vite pas humbjes së gruas, rrëfehet Stefi Prifti

12:39, 06/09/2023
A+ Aa A-

Këngëtari korçar Stefi Prifti ka rrëfyer disa  detaje nga jeta personale dhe marrëdhënien me partneren e tij.

7 vite pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij, Marina, në moshën 45-vjeçare, ia rigjeti sërish dashurinë.

Këngëtari rrëfeu në Klan Tv se lidhja e tyre e dashurisë erdhi në mënyrë të rastësishme, pasi as ai dhe as partnerja nuk e kishin në plan të krijonin një lidhje të re.

Më herët ai postoi një foto në Instagram, përmes së cilës zbuloi se ishte në një lidhje të re prej disa kohësh, e ku tashmë ndihet i lumtur.

“As nuk e kërkova, as më kërkoi. Në kuptimin që nuk u njohëm as në koncerte, as në club-e, as në bare, por u njohëm përmes një telefonate pune, prej së cilës rrodhën disa telefonata të tjera dhe mua m’u krijua një emocion, një ndjesi për zërin, mënyrën e komunikimit, edukatën. Këto ishin elementët e parë që krijuan këtë lidhje… “ – tregoi Stefi Prifti, duke  theksuar se pas 7-vitesh nga humbja e bashkëshortes, ai “kishte gjetur veten”.

Mes të tjerave ai tha se kishte patur dhe mirëkuptimin e dy vajzave të tij.

“Pata mirëkuptimin e vajzave të mia, sepse ky ishte një problem shumë i rëndësishëm për mua, në atë moment kur m’u desh të vendosja. Por gjeta mirëkuptimin e tyre, pasi ato e njohën nga afër, kontaktuan me të, biseduan, qëndruan gjatë, kështu që ndihem shumë mirë për këtë.”-tha Prifti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco