‘Ishte thjesht një puthje’: Woody Allen ndez polemikat mbi skandalin e Kupës së Botës

‘Ishte thjesht një puthje’: Woody Allen ndez polemikat mbi skandalin e Kupës së Botës

14:12, 05/09/2023
A+ Aa A-

Regjisori veteran i filmave i bëri komentet në një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo”. Ai ndodhet në Evropë për momentin në Festivalin e Filmit në Venecia, ku u shfaq premierë filmi i tij i ri.

Regjisori amerikan u pyet në lidhje me skandalin e puthjes në Kupën e Botës që pllakosi Spanjën, në të cilin Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit Luis Rubiales e puthi futbollisten Jenni Hermoso pa pëlqim pas fitores historike të këtij vendi të Kupës së Botës në futboll për femra.

Allen, 87 vjeç, tha se Rubiales nuk duhet të humbasë punën e tij për shkak të kësaj që iu referuar si "vetëm një puthje".

“Ai nuk po e përdhunonte atë”, tha ai për “El Mundo”.

“Është e vështirë të imagjinohet që një person mund të humbasë punën për një puthje në publik. Ishte vetëm një puthje dhe ishte një mik. Çfarë nuk shkon këtu?”

Komentet vijnë një ditë pasi kapitenët e ekipit kombëtar të meshkujve të Spanjës e dënuan publikisht Rubiales, duke e quajtur atë "sjellje të papranueshme".

Festivali i Filmit i Venecias i këtij viti ka kryesorë filmat e Allen, Luc Besson dhe Roman Polanski, pavarësisht thirrjeve që regjisorët të mos përfshihen në aktivitetet kryesore të filmit për shkak të historive të tyre me akuza për sjellje të pahijshme seksuale.

Filmi i Allen-it me financim francez, "Coup de Chance" që është filmi i tij i 15-të dhe i pari tërësisht në frëngjisht, shfaqet jashtë konkurimit në Festivalin e Filmit në Venecia.

Ai u shfaq premierë të hënën dhe mori një duartrokitje të pandërprerë, megjithatë pati protesta të zhurmshme jashtë në tapetin e kuq me demonstrata kundër shfaqjes.
"Coup de Chance" është planifikuar të dalë në Francë më 27 shtator./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco