As Meghan dhe Harry s’i shpëtuan dot turneut të Beyoncé-s

As Meghan dhe Harry s’i shpëtuan dot turneut të Beyoncé-s

12:45, 02/09/2023
A+ Aa A-

Meghan dhe Harry ishin ‘drunk in love’ në koncertin e Beyoncé në stadiumin SoFi në Kaliforni. Në Twitter (X), qarkulloi kjo foto, ku Meghan po argëtohej në koncertin e divës dhe Harry…thjesht po e ndiente atmosferën me duar në xhepa.

Ata ishin të shoqëruar edhe nga e ëma e Markle, Doria Ragland. Meghan ishte veshur casual, me një fund të gjatë dhe të ngushtë në ngjyrë argjendi, kombinuar me një kanotierë të bardhë, të lirshme, ndërsa Harry me pantallona të bardha, bluzë gri dhe një xhaketë bezhë dhe të dy po shijonin koncertin e Queen B.

Image

Image

Meghan dhe Harry janë miq me Bey dhe Jay-Z. Ata janë takuar edhe në Londër, në premierën e filmit “The Lion King”, ku Beyoncé e quajti Markle “princesha ime” dhe biseduan gjatë për fëmijët dhe familjet e tyre.

Dy vite më vonë, Beyoncé foli për guximin e Markle, pas intervistës së saj me Oprah Winfrey, në të cilën Meghan akuzoi familjen mbretërore për racizëm. “Faleminderit Meghan për kurajon dhe udhëheqjen tënde. Të gjithë jemi fuqizuar dhe frymëzuar nga ti”, shkroi asokohe Bey.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco