'Më e mirë e ëma se e bija'/ Keisi shfaqet si rrallëherë me mamanë e saj

'Më e mirë e ëma se e bija'/ Keisi shfaqet si rrallëherë me mamanë e saj

15:18, 31/08/2023
A+ Aa A-

Keisi Medini ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtij viti me pjesëmarrjen e saj fillimisht në “BBV” dhe fill pas saj edhe tek “Kepi i Vip-ave”.

Përpos një vajzë e bukur dhe tërheqëse ajo gjithmonë është përfolur edhe si e bija e Sabianit. Me këtë të fundit nuk lë rast pa treguar se sa marrëdhënie të shëndetshme kanë babë e bijë.

Mirëpo publiku gjithmonë ka qenë kurioz të njihnte të ëmën e Keisit, të ciliën nuk e ka ekspozuar pothuajse asnjëherë në rrjetet sociale.

Por, ja që i erdhi koha. Së fundmi ajo ka ndarë një video me mamanë e saj në makinë. Dhe duhet ta pranojmë që e ëma qenka si “gocë e re”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco