Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

I dhanë fund martesës së tyre pas një viti, Sam Asghari bën veprimin e papritur ndaj Britney Spears

I dhanë fund martesës së tyre pas një viti, Sam Asghari bën veprimin e papritur ndaj Britney Spears

11:52, 31/08/2023
A+ Aa A-

Disa javë pas ndarjes së bujshme nga Britney Spears, Sam Asghari ka hequr këngëtaren nga lista e ndjekësve në Instagram.

Image

Pas lajmit të ndarjes, një sërë akuzash të forta janë aluduar, duke përfshirë se Asghari akuzoi Spears se e kishte tradhtuar. Megjithatë, Asghari vazhdoi ta ndjekë ish-gruan e tij në Instagram deri  më 30 gusht.

Spears pati një lidhje 6 vjeçare me modelin, por, vetëm disa ditë pas dorëzimit të dokumenteve të divorcit, ajo ka postuar video në internet duke kërcyer topless në shtrat dhe në një tjëtër ku shfaqet me një grup djemsh, e ku njëri prej tyre i lëpin këmbën.

“Kur shkon të takohesh me një të ashtuquajtur ‘mik’ dhe i jep makinës një orë për një pulë!!! … E dija që paparacët ishin informuar sepse makina në të cilën isha nuk ishte përdorur kurrë më parë … kështu që si u ndoqa prej tyre???  Malibu Canyon Road është më e tmerrshmja për t’u përshkuar. Pra çfarë bën një k*rvë si unë!!??! Unë vesh fustanin tim jeshil dhe shfaqem te miqtë e mi !!! I ftova djemtë e mi të preferuar dhe luajtëm gjithë natën!!”-shkruante Britney krahas videos.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco