Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Në këto vende mund të keni një probleme me tatuazhet tuaja

Në këto vende mund të keni një probleme me tatuazhet tuaja

08:58, 30/08/2023
A+ Aa A-

Tashmë tatuazhet janë kthyer në modë dhe shumë prej njerëzve gdhendin në trupin e tyre figura të ndryshme që mund të kenë domethënie për jetën e tyre. 

Megjithëse ky fenomen është shumë i njohur ka vende ku mund të futeni në telashe nëse keni një tatuazh në një pjesë të trupit tuaj.

 

Diçka e tillë ndodh në Burma ose Sri Lanka.

Edhe pse tatuazhet janë të pranueshme, ekziston një përjashtim. Është e ndaluar të pikturohet Buda në trupin e dikujt, pasi kjo konsiderohet e paligjshme.

Ata që vendosin të hyjnë në vend me këtë figurë në lëkurë mund të hasin në telashe me autoritetet, siç ishte rasti me një turiste britanike të cilës përfundimisht iu refuzua hyrja në Sri Lanka në vitin 2014, sepse kishte një tatuazh Buda në krahun e saj. 

Diçka e ngjashme ndodh edhe në Tajlandë, ku tatuazhet përgjithësisht janë të pranueshme, por Buda sërish konsiderohet një figurë e shenjtë dhe është e ndaluar.

Në Japoni nuk ju lejohet të hyni në sauna, banja publike apo palestra me tatuazhe. 

Përveç kësaj, në hyrje të shumë objekteve të tilla ka tabela që ndalojnë hyrjen për ata që kanë dizenjo të lyer me bojë në lëkurën e tyre.

Në vende të tjera si Irani , grave u ndalohet të bëjnë tatuazhe në vende të dukshme, ose nëse i kanë ato duhet t'i fshehin nën rroba për t'iu përmbajtur kodeve islame. Nga ana tjetër, për meshkujt nuk ka asnjë ndalim.

Së fundi, në Emiratet e Bashkuara Arabe tatuazhet janë të rralla dhe konsiderohen si një formë e vetë-gjymtimit. 

Ata që duan të bashkohen me ushtrinë ose policinë u ndalohet të kenë ndonjë dizajn me bojë në trup, dhe vizitorët në vend duhet gjithashtu t'i mbulojnë ato për të mos u parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco