VIDEO/ Dalin pamjet, ja momenti kur Rita Orës i'a lënë në dorë flamurin serb

19:56, 28/08/2023
A+ Aa A-

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë është kthyer në personazhin më të përfolur në mediat shqiptare dhe të rajonit.

E shkas për këtë u bë një video e saj nga paraqitja në festivalin SZIN në Hungari, ku asaj iu dha një flamur serb me të cilin më pas interpretoi në skenë.

Flamuri i cili iu dha nga një fans shkaktoi reagime të mëdha në rrjetet sociale, teksa vet Rita u shpreh se nuk ishte në dijeni që ai ishte flamur serb, por e kishte ngatërruar me atë të Hungarisë.

Tani një video e re e publikuar në rrjetin social Instagram, shfaq momentin kur fansi serb ia dhuron flamurin Ritës, gjatë kohës që ajo ndodhej në turmën e fansave duke i përshëndetur atë.

Videoja e tregon qartë që Ora as nuk e shikon se çfarë flamuri e është, por thjesht e merr atë dhe e mban në dorë.

Pamjet gjithashtu tregojnë se si fansi serb i entuziazmuar bërtet në video, duke qenë i kënaqur që ia ka arritur qëllimit që ta futë në grackë artisten shqiptare.

Rita Ora përndryshe është një nga artistet më të mëdha shqiptare me origjinë nga Kosova, e cila është shpallur Ambasadore Nderi e shtetit të saj në vitin 2015. 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco