‘Jam shqiptare krenare’/ Rita Ora: Flamuri mu dha nga një fans, nuk e pashë qartë se i kujt ishte

‘Jam shqiptare krenare’/ Rita Ora: Flamuri mu dha nga një fans, nuk e pashë qartë se i kujt ishte

14:57, 27/08/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur, Rita Ora ka reaguar mbi videon e saj virale me flamurin serb në krahë, veprim që shkaktoi zemërim dhe shumë komente negative nga fansat e saj në trojet shqiptare.

Në një deklaratë për media, këngëtarja ka sqaruar veprimin e saj aq të komentuar, duke thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe për shkak të ndriçimit në skenë nuk e kishte kuptuar se cilin shtet përfaqësonte flamuri.

Rita Ora është shprehur se ka menduar fillimisht se flamuri ishte i Hungarisë, vendit ku po interpretonte.

Ajo ka thënë se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, vetëm pasi ka dalë nga skena. Rita tha se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespekti ndaj popullit të saj.

'Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez.

Përderisa i mbështes të gjithë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time', është shprehur me tej Rita Ora.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco