Rita Ora bie pre e provokimit, ngatërron flamurin serb me atë hungarez dhe e merr me vete në skenë

Rita Ora bie pre e provokimit, ngatërron flamurin serb me atë hungarez dhe e merr me vete në skenë

13:01, 27/08/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është kthyer në personazhin më të përfolur të momentit në trevat shqiptare.

Kjo pasi në rrjetet sociale po qarkullon një video, e cila e shfaq atë me flamurin serb gjatë një paraqitje në festivalin Szegedi Ifjusagi Napok, SZIN, në Hungari.

Gjatë performancës në publik, asaj i është dhënë një flamur ( i cili ka qenë i Serbisë), dhe këngëtarja pa e parë me vëmendje, e ka marrë me vete në krah.

E kur është ngjitur në skenë, interpretuesja e hitit “Anywhere” ka menduar që ka me vete në krah flamurin e Hungarisë.

Më pas, në një video tjetër, Ora mund të shihet teksa e shikon disa herë me mëdyshje se çfarë flamuri ka në dorë, por nuk mund ta kuptojë mirë pasi është e koncentruar te interpretimi.

Dhe në fund, Rita e ka larguar flamurin në fjalë duke qenë në mëdyshje për atë se çfarë ka mbajtur në duar gjatë gjithë kohës.

Rita Ora është shpallur Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës në vitin 2015, nga presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga.

@orgerta #ritaora #flamuriserb #tiktokorgerta ♬ original sound - Kacurrele 👩🏻‍🦱

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco