7 persona të vdekur nga sëmundja e legjionarëve në Poloni, infektohen 100 të tjerë

7 persona të vdekur nga sëmundja e legjionarëve në Poloni, infektohen 100 të tjerë

16:37, 25/08/2023
A+ Aa A-

Oficerët e sigurisë së brendshme të Polonisë janë në kërkim të burimit të një shpërthimi vdekjeprurës të sëmundjes së Legjionarëve, e cila deri më tani ka lënë të vdekur shtatë persona dhe ka infektuar më shumë se 100 të tjerë në qytetin strategjik të Rzeszow, pranë kufirit me Ukrainën, shkruajnë mediat e huaja. 

Rajoni i Rzeszow, në juglindje të Polonisë është një qendër kryesore tranziti për mbështetjen ushtarake ndërkombëtare për Ukrainën, pas pushtimit të plotë të Rusisë vitin e kaluar. Rreth 10,000 trupa amerikane janë gjithashtu të stacionuara në zonë.

Zyrtarët nga Agjencia e Sigurisë së Brendshme po inspektonin vende të ndryshme në Rzeszow, por kryesisht tubacionet e ujit, nga ku ekspertët supozojnë se bakteret mund të vijnë.

Zëvendësministri për shërbimet speciale shtetërore, Stanislaë Zaryn, tha se ndër arsyet e inspektimit ishin përpjekjet e Rusisë për të mbjellë "panik" midis aleatëve të Ukrainës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco