Vera e dorëheqjeve/ Pas Alban Ramosajt dhe Feros, një tjetër artist tërhiqet përgjithmonë nga muzika

Vera e dorëheqjeve/ Pas Alban Ramosajt dhe Feros, një tjetër artist tërhiqet përgjithmonë nga muzika

19:45, 23/08/2023
A+ Aa A-

Gjatë kësaj jave emra të njohur të muzikë shqiptare kanë habitur fansat me vendimet e tyre për të hequr dorë nga muzika.

Pas largimit të Alban Ramosaj dhe reperit Fero Fera, një tjetër artist kosovar ka vendosur të lërë muzikën.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Noga. Me anë të një postimi në Instagram, artisti ka lajmëruar fansat e tij se shkaku i këtij vendimi është pasi ai ka vendosur që t’i përkushtohet familjes, shkollimit dhe biznesit.

“Popull i dashur edhe unë po tërhiqem nga muzika përgjithmonë se 17 vite karrierë që në moshën 12 vjeçare me Mc Kreshën, Lyrical Son që kam filluar. Arsyet janë familja, shkollimi, biznesi familjar. Respekt e faleminderit shumë, Zoti ju bekoftë”- shkroi Noga në deklaratën e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco