'E dashura ime, shqiptare', Jori Delli konfirmon lidhjen me këngëtarin italian!

'E dashura ime, shqiptare', Jori Delli konfirmon lidhjen me këngëtarin italian!

12:08, 16/08/2023
A+ Aa A-

Pak ditë më parë modelja Jori Delli mori vëmendjen e mediave italiane, ku thuhej se është në një lidhje me këngëtarin Fred De Palma. Ndërkohë vetë Jori mesa duket ka zgjedhur të konfirmojë lajmet, pasi ka publikuar një video shkëputur nga koncerti i reperit.

Image

Ai shihet duke kënduar në skenë dhe thekson së e dashura e tij është shqiptare. Jori e shoqëruar postimin me emoji duke qeshur, flamurin shqiptar dhe sigurisht nuk ka munguar emoji me zemër.

Aludimet për romancën e tyre nisën pasi këngëtari postoi një foto në Instastory ku shihet duke mbajtur dorën e një vajze. Fillimisht u spekulua se ishte dora e këngëtares Ana Menës, me të cilën kanë edhe hite së bashku, me mbi 200 milionë shikime.

Por sipas paparacit Alessandro Rosica, detajet tregonin se identiteti misterioz ishte ai i Jori Dellit. Këngëtari gjithashtu ka postuar disa foto të tjera, ku në një prej tyre dyshja shihen duke u puthur në makinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco