Flet për herë të parë gruaja që pretendon se pa pasagjerin joreal në avion

Flet për herë të parë gruaja që pretendon se pa pasagjerin joreal në avion

15:00, 11/08/2023
A+ Aa A-

Me siguri s’ju ka shpëtuar pa e parë videon e famshme të gruas në avion, që pretendonte se kishte parë një person joreal dhe kërkonte të zbriste. Madje, ajo paralajmëronte edhe pasagjerët e tjerë duke i thënë “Shikoni se ç’do të ndodhë tani, pas kësaj”.

Gruaja që u bë virale kudo në rrjet, sidomos në TikTok, quhet Tiffany Gomas dhe ka thyer heshtjen për herë të parë për atë që ndodhi në avion. Megjithatë, ajo sërish ka lënë shumë pikëpyetje të ngritura.

Në një intervistë për Daily Mail, Tiffany u shpreh se “jeta e saj është hedhur në erë” që pas incidentit.

“Është e frikshme. Gjërat bëhen virale dhe gjithçka ndryshon. Askush nuk e di historinë e dikujt tjetër dhe askush nuk duhet të gjykojë. Askush nuk e di se si është,” tha ajo.

Megjithëse u shpreh se shumë nga çfarë shihet në video është e pasaktë, ajo sërish refuzoi të komentojë e të japë më tepër detaje, duke i lënë njerëzit ende në dyshime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco