FOTO/ Të kesh burrin më të vogël se vetja jo gjithmonë është bukur...

FOTO/ Të kesh burrin më të vogël se vetja jo gjithmonë është bukur...

14:54, 11/08/2023
A+ Aa A-

Gratë e njohura në botë e kanë bërë të ‘modës’ që burrat t’ i gjejnë më të vegjël se vetja. Në disa aspekte kjo mund të jetë pozitive për ta, por në ditët kur janë më pushime ose në plazh diferenca e moshës për to shndërrohet në një makth.

Kjo sepse, sado trajtime mund të kenë kryer sërish mosha në lëkurën e tyre është e dukshme.

Si në rastin e 50 vjeçares Heidi Klum dhe bashkëshortit të saj 33 vjeç Tom Kaulitz, duke pushuar në Capri.

Image

I njëjti rast është edhe me presidentin francez Emmanuel Macron, ai 45 vjeç dhe bashkëshortja e tij Brigitte 70 vjeçe. Ata duke pushuar në jug të Francës kanë qëndrua në jaht dhe kjo ndoshta për shkak të moshës së Brigitte shkruan Daily Mail, sepse në të kundërt Macron do të ishte duke shijuar jet- skitë.

Gjithashtu diferenca 10- vjeçare e moshës midis Pique dhe Shakirës, që sado që kjo e fundit është treguar e kujdesshme për ‘look’-un e saj, diferenca sërish është vënë re teksa ata janë fotografuar bashkë.

Image

Apo Beyonce dhe Jey Z, me një diferencë moshe prej 12 vite të cilët vazhdojnë të kenë një martesë të lumtur me njeri- tjetrin, etj.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco