FOTO/ Pasi la gruan, kryeministri kanadez bën këtë veprim

FOTO/ Pasi la gruan, kryeministri kanadez bën këtë veprim

09:17, 08/08/2023
A+ Aa A-

Justin Trudeau është bërë kryefjalë e mediave sërish, katër ditë pasi njoftoi ndarjen e tij tronditëse nga gruaja Sophie Grégoire Trudeau pas 18 vitesh martesë.

Kryeministri kanadez është shfaqur në krah të djalit të tij adoleshent Xavier në kinema, teksa të dy presin të shohin filmin Barbie që ka mbërthyer publikun anembanë botës.

Por ajo çka ra në sy ishte veshja e tyre rozë. 51-vjeçari postoi foton në Instagram dhe Twitter.

Në postim, Trudeau dhe djali i tij shihen para një posteri të Barbie në kinema, me kryeministrin kanadez që ka veshur një hoodie ngjyrë rozë, ndërsa Xavier një t-shirt fosforeshent me ngjyrën rozë të ndezur.

Image

Mbishkrimi mbi foton ishte: ‘Ne jemi ekipi Barbie’, duke iu referuar në dukje trendit ‘Barbenheimer’-me filmat e suksesshëm Barbie dhe Oppenheimer që shfaqen në të njëjtën ditë dhe përballen me njëri-tjetrin në kinematë anembanë botës.

Udhëheqësi i Partisë Liberale rrallë ndan fotografi të fëmijëve të tij në rrjetet sociale, por me postimin e fundit ka treguar se ka një lidhje të ngushtë baba-bir me më të madhin e fëmijëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco