Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare aktori dhe skenaristi fitues i disa çmimeve ‘Oscar’

Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare aktori dhe skenaristi fitues i disa çmimeve ‘Oscar’

10:50, 28/07/2023
A+ Aa A-

Bo Goldman, një nga skenaristët dhe aktorët më të admiruar të Hollywood-it i cili fitoi disa çmime ‘Oscar’  ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare në shtëpinë e tij në Helendale, Kaliforni.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Todd Field përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa nuk specifikoi shkakun e vdekjes së tij.

Aktori luftoi për të siguruar jetesën si shkrimtar deri në momentin që regjisori i njohur Milos Forman pa skenarin që kishte shkruar ai për një projekt të quajtur “Shooot the Moon”.

Filmi ku luajti Jack Nicholson si një pacient i ri rebel që ndërpret një repart psikiatrik, i cili doli në vitin 1975 u mirëprit mjaft mirë nga publiku duke i dhënë kështu një hap të rëndësishëm karrierës së tij.

Nga ana tjetër Goldman dhe Lawrence Hauben fituan çmimin ‘Oscar’ si filmi më i mirë, ndërsa fitoi sërish këtë çmim me filmin “Melvin and Howard”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco