U aludua se ndarja erdhi për shkak të tradhtisë, reagojnë për herë të parë Rosalia dhe Rauw Alejandro: Janë mijëra probleme…

U aludua se ndarja erdhi për shkak të tradhtisë, reagojnë për herë të parë Rosalia dhe Rauw Alejandro: Janë mijëra probleme…

10:35, 28/07/2023
A+ Aa A-

Këngëtarët e njohur latin Rosalia dhe Rauw Alejandro i dhanë fund fejesës së tyre pas tre vitesh së bashku.

E teksa në rrjet u aludua për tradhti nga këngëtari me një modele kolumbiane të quajtur Valeria Duque , Rauw Alejandro doli publikisht dhe theu heshtjen.

Gjatë gjithë këtyre viteve, ju keni qenë pjesë e arritjeve të mia profesionale, si dhe në të gjitha momentet e lumtura që kam jetuar me partneren time”, ka shkruar Alejandro .

“Nuk e kam menduar kurrë se do të isha në një pozicion ku do të më duhej të jepja një deklaratë publike për një çështje kaq private në jetën time. Po, disa muaj më parë, unë dhe Rosi i dhamë fund fejesës. Janë mijëra probleme që mund të shkaktojnë një ndarje, por në rastin tonë nuk ishte për shkak të tradhtisë apo të një personi të tretë. Gjatë kësaj kohe që po marr për të asimiluar gjithçka, ka pasur akuza të rreme publike dhe për shkak të respektit që kam për të, familjet tona dhe gjithçka që kemi jetuar”– vazhdoi ai.

“Nuk mund të rrija në heshtje dhe të vazhdoja të shikoja se si ata përpiqen të shkatërrojnë historinë më të vërtetë të dashurisë që Zoti më ka lejuar ndonjëherë të jetoj. Pa asgjë për të shtuar, fansave të mi që i dua shumë, faleminderit që jeni atje.“- përfundoi Rauw.

Dhe pas reagimit të Rauw Alejandro, erdhi dhe ai i Rosaliës e cila nëpërmjet një postimi në InstaStory tha:

 “E dua, e respektoj dhe e admiroj shumë Raulin. Ky moment nuk është i lehtë, ndaj faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin dhe respektin”- tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco