Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Princi Harry shënon fitoren e parë në luftën kundër shtypit britanik.

Princi Harry shënon fitoren e parë në luftën kundër shtypit britanik.

22:32, 27/07/2023
A+ Aa A-

Gjykata e lartë në Londër ka vendosur që çështja ndaj “The Sun” të shkojë në gjyq por theksoi se  pretendimet e Princit Harry për hakerimin e telefonit u bënë shumë vonë.

Djali më i vogël i Mbretit Charles dhe i Princeshës së ndjerë Diana, po padit grupin mediatik News Corp të manjatit amerikan Rupert Murdoch për veprime të paligjshme nga mesi i viteve 1990 deri në vitin 2016.

Grupi mediatik kishte argumentuar gjatë seancave dëgjimore në Prill se paditë duhet të hiqen sepse ato ishin ngritur jashtë afatit kohor.

Avokatët e Harry-t thanë se Princi nuk kishte ngritur më herët një padi sepse kishte një marrëveshje sekrete të arritur midis Pallatit të Buckingham dhe grupit mediatik.

Kjo çështje ligjore është një nga katër të tjerat që Princ Harry ka ngritur kundër mediave britanike.

Princi ka folur prej kohësh për zemërimin e tij ndaj ndërhyrjes së mediave në jetën e tij private.

Ai shpesh ka fajësuar për vdekjen e nënës së tij shtypin në Londër. Princesha Diana ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik në 1997 kur u përpoq t’u shpëtonte ndjekjes së paparacëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco