Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

FOTO/ Ajo është influencere, mijëra e adhurojnë por në të vërtetë nuk ekziston

FOTO/ Ajo është influencere, mijëra e adhurojnë por në të vërtetë nuk ekziston

18:46, 25/07/2023
A+ Aa A-

Një influencere e rrjeteve sociale, që është prodhuar nga Inteligjenca Artificiale ka grumbulluar mijëra ndjekës dhe ka marrë mijëra pëlqime në postimet ku imazhi shfaqet me bikini.

Imazhet janë postuar në Instagram, Tik Tok e llogarinë Twitter @AiModelMilla, por shumë pak e besojnë se Milla Sofia nuk është një person real.

‘Unë nuk jam influencerja juaj e zakonshme. Jam një vajzë virtuale 19-vjeçare nga Helsinki, Finlandë. Unë jam krijuar nga IA’, shkruhet në biografinë e saj në rrjetet sociale.

 ‘Si një modele, unë sjell një perspektivë të pashembullt dhe futuriste në fushën e stilit. Pavarësisht nëse është pasarela apo peizazhi dixhital, pasioni im qëndron në shfaqjen e tendencave më të fundit dhe shtyrjen e kufijve në industrinë e modës gjithnjë në zhvillim’, thuhet më tej.

Teksa disa nga fotot e modelit duken shumë të qarta, dhjetëra të tjera janë më ambicioze, por shumë përdorues të Tëitter-it komentojnë fotot e Milla-s sikur ajo të ishte një person real.

 ‘Djali im e adhuron Greqinë dhe ai është beqar’, shkroi një komentues në një prej fotove ku imazhi i krijuar nga Inteligjenca Artificiale ndodhej në ishullin turistik të Santorinit.

Një tjetër shkroi: ‘Ti je shumë e bukur!’

Një tjetër shtoi: ‘Pse të gjithë po flasin me një robot të IA sikur të jetë një person real?’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco