Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Pasi zbuloi propozimin për martesë, a ka plane për dasmë këtë verë? Flet Nevina Shtylla: Këtë vit…

Pasi zbuloi propozimin për martesë, a ka plane për dasmë këtë verë? Flet Nevina Shtylla: Këtë vit…

09:14, 24/07/2023
A+ Aa A-

Moderatorja e njohur Nevina Shtylla, ka qenë gjithmonë hermetike për jetën e saj private, por së fundmi, ajo duket se ka treguar disa detaje më shumë mbi jetën e saj private.

Madje disa muaj më parë, prezantuesja zbuloi se ka marrë një propozim nga partneri i saj megjithëse nuk e ka bërë atë publik dheka treguar se marrëdhënia e saj është e konsoliduar. E së fundmi, teksa ishte e ftuar në “She’s on Top”, Nevina është pyetur nëse do të ketë një dasëm së shpejti, por moderatorja tha se duhet të presim edhe pak.

Pjesë nga biseda:

Argjira Spanca: Çfarë planesh ke për këtë verë?

Nevina Shtylla: Unë të erdha e veshur me të bardha, por me kostum. Nuk vesha fustan nusërie se mbetet në pritje fustani im i nusërisë. S’do jetë këtë vit asnjë dasëm. Pushim këtë vit.

E po ashtu, edhe Argjira Spanca tregoi se edhe ajo me Gracianon do e shtyjnë dasmën për më vonë e jo gjatë 2023-it.

“E di ça më bëri regjia mua këtë vit, më vendosën këngën e nuses së dasmave dhe u thashë: Dëgjoni, nuk do e bëjmë këtë vit”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco