Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

U raportua se ka leucemi, ish-bashkëshorti i Wanda Nara niset urgjentisht drejt saj: Do i vë flakën Frankfurtit

U raportua se ka leucemi, ish-bashkëshorti i Wanda Nara niset urgjentisht drejt saj: Do i vë flakën Frankfurtit

12:19, 16/07/2023
A+ Aa A-

Dy ditë më parë u raportua nga mediat argjentinase se Wanda Nara vuan nga leucemia. Duket se ky lajm ka shokuar familjen e modeles së njohur, përfshirë këtu edhe ish-bashkëshortin e saj, Maxi Lopez.

Futbollisti është nisur menjëherë në Argjentinë për t’i qëndruar pranë ish-partneres dhe fëmijëve që ata kanë së bashku. Kjo u kuptua pas një postimi që ai bëri në “Threads”, ku sulmonte kompanitë e fluturimit:

“Ata të vjedhin paratë për më shumë bileta dhe gjithmonë bëhen vonë. Nëse humbas fluturimin për të parë fëmijët e mi do t’i vë flakën Frankfurtit”, duke lënë të kuptohet që dëshiron të shkojë sa më shpejtë për në Argjentinë.

Ndërkohë raporti mes Wanda Narës dhe Lopez është zbutur shumë kohët e fundit, pasi ish-futbollist e ka mbështetur shumë shpesh së fundmi modelen.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco