Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Eneda Tarifa dhe Gent Lasku zyrtarizojnë lidhjen! Çifti shijon pushimet së bashku, ja destinacioni që zgjodhën

Eneda Tarifa dhe Gent Lasku zyrtarizojnë lidhjen! Çifti shijon pushimet së bashku, ja destinacioni që zgjodhën

16:09, 15/07/2023
A+ Aa A-

Eneda Tarifa dhe Gent Lasku kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre me anë të një postimi në rrjetet sociale. Këngëtarja ka publikuar një foto në krah të sportisit në Instagram teksa shijojnë pushimet së bashku.

Në foto, ata pozojnë të shtrirë në shezlong të përqafuar me njëri-tjetrin. Santorini është destinacioni që çifti kanë zgjedhur për të shijuar pushimet e verës.

Image

Në imazhin e publikuar Eneda dhe Gent Lasku duken shumë të dashuruar.

Lidhja e dyshes u zbulua muaj më parë, teksa prej disa kohësh e kishin mbajtur të fshehtë larg syrit të publikut.

Por tashmë historia e dashurisë, duket e formalizuar, teksa të dy nuk ngurrojnë që të dalin edhe publikisht së bashku.

Fotot e Enedës ku shfaqej në krahët e basketbollistit Gent Lasku në një lokal duke u përqafuar, bënë xhiron e rrjetit. Në një moment shihet se sportisti e puth edhe në ballë këngëtaren dhe dyshja duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrin.

Image

[eneda tarifa3] Dyshja dolën publikisht për herë të parë në një aktivitet, të organizuar nga FSHF ku ishin të ftuar dhe u fotografuan nga paparazzi i Panorama Plus.

Duket se tashmë këngëtarja ka rigjetur sërish dashurinë katër vite pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, me të cilin ka edhe një vajzë.

Genti Lasku është një basketbollist profesionist, i cili luan për klubin e Tiranës në Superligën Shqiptare të Basketbollit si dhe Kombëtaren e Shqipërisë. Teksa të shumtë e njohin për sportist, pak dihej për jetën e tij private. Bëhet me dije se Genti nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka tre fëmijë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco