Aktorë për herë të parë, Sara Hoxha dhe Luiz Ejlli zbulojnë skenën më të vështirë për ta

Aktorë për herë të parë, Sara Hoxha dhe Luiz Ejlli zbulojnë skenën më të vështirë për ta

21:43, 14/07/2023
A+ Aa A-

Sara Hoxha dhe Luiz Ejlli vijnë për herë të parë si aktorë në "Në kuadër të dashurisë". E sigurisht kjo eksperiencë e re nuk ka qenë e lehtë për ta.

Në një intervistë për Top Channel Films, dy yjet kanë treguar momentin e tyre më të vështirë gjatë xhirimit të filmit.

Për Sarën pjesa më e vështirë ka qenë puthja e parë në xhirime.

"E kam menduar si më të vështirë që të luaja një personazh që dashurohet me dikë tjetër në film. Por në momentin që e kam njohur Roerdin, ai ma ka bërë shumë më të lehtë të gjithë situatën. Kam patur shumë ndihmë dhe mbështetje nga shumë njerëz në set edhe jashtë setit, duke filluar që nga Besi dhe Kolo. Më kanë ndihmuar shumë që të punoj këtë pjesën e të luajturit si një e dashuruar në film. Puthja e parë ka qenë pak e vështirë. Jam munduar që ta mbaj me sa më pak dubla që të ishte e mundshme. Pastaj puthja e dytë ishte e lehtë fare, nuk kishte fare nevojë për udhëzime se u mësova me të gjithë gjënë dhe Roerdi ishte akoma më i afërt për mua. Më dukej sikur puthja nipin tim, siç thonin aty në set."-ka zbuluar ajo.

E duket se e njëjta vlen edhe për Luizin pasi edhe për të puthja me Oltën ka qenë pjesa më e vështirë.

"Skena më e vështirë ka qenë skena e puthjes, tepër e vështirë. Mund ta quaj puthja e djallit, sepse po puth një njeri që për hir të së vërtetës nuk kemi pushuar asnjë sekondë për shumë e shumë javë, duke u marrë me njëri-tjetrin në të gjitha mënyrat e mundshme. Siç e dini dhe ju unë kam një memorie të fortë dhe nuk harroj. Dhe ajo puthja ishte një moment shumë i sikletshëm, aq më tepër që e kemi bërë 7 herë prova."-tha Luizi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco