Natalie Portman i fal tradhëtinë bashkëshortit: Ai i pranoi kushtet

Natalie Portman i fal tradhëtinë bashkëshortit: Ai i pranoi kushtet

19:19, 14/07/2023
A+ Aa A-

Tradhtia e partnerit është diçka që shumë vajza e përjetojnë në mënyrën më të keqe të mundshme. Kjo i ka ndodhur edhe aktores Natalie Portman, duke e bërë një skandal që tronditi jo pak publikun, veçanërisht fansat e aktores.

Por kur të gjithë prisnin ndarjes e dyshjes, surpriza erdhi kur u bë e ditur se fituesja e Oscar-it nuk do të heqë dorë nga martesa.

Megjithatë falja e tradhtisë së bashkëshortit të saj Benjamin Millepied vjen edhe me disa kushte që aktorja i ka vendosur partnerit të saj.

“Natyrisht që do të ketë kushte dhe me sa duket, ai është dakord me çfarëdo lloj kushti që ajo dëshiron, kështu që nëse gabon përsëri, do të ketë divorc”, tha një burim pranë çiftit.

Pavarësisht tradhtisë, Portman është e gatshme të vazhdojë jetën si çift, por do vëzhgojë gjatë gjithë kohës sjelljen e të shoqit.

“Ai po punon shumë për të rifituar besimin e gruas së tij, ai dëshiron ta qetësojë atë dhe një nga mënyrat është duke ndarë të gjitha fjalëkalimet në telefonin e tij”, vijoi më tej burimi.

Çifti i cili është i martuar që nga viti 2012, kaloi një krizë kur 45-vjeçari pati një lidhje jashtë martesore me aktivisten 25-vjeçare Camille Etienne.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco