Zbulohet shkaku i vdekjes së vajzës së Elvis Presley

Zbulohet shkaku i vdekjes së vajzës së Elvis Presley

18:24, 14/07/2023
A+ Aa A-

Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rock ‘n’ roll-it, Elvis Presley, vdiq nga një bllokim i zorrëve, ka thënë zyra e ekzaminuesit mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit.

Bllokimi ishte rezultat i ngjitjeve të shkaktuara nga operacioni për humbje peshe që ajo iu nënshtrua disa vite më parë.

Presley, gjithashtu këngëtare, vdiq pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Kaliforni më 12 janar. Ajo ishte 54 vjeçe.

Dalja e saj e fundit publike ishte dy ditë para vdekjes, në Golden Globes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco