Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Kourtney Kardashian heq dorë nga familja që të ‘mbrojë’ dashurinë e bashkëshortit të saj

Kourtney Kardashian heq dorë nga familja që të ‘mbrojë’ dashurinë e bashkëshortit të saj

15:47, 14/07/2023
A+ Aa A-

Ylli televiziv Kourtney Kardashian shpesh herë ka treguar që nuk ka marrëdhënie të mira me disa nga pjesëtarët e familjes së saj.

Së fundmi gjatë një interviste për emisionin “The Kardashians”, 44-vjeçarja u shpreh se dëshiron të largohet nga problemet me motrat e saj dhe ti përkushtohet plotësisht burrit të saj, Travis Barker.

“Mirupafshim të gjithëve! Unë do të mbrojë energjinë e dashurisë së bashkëshortit tim.”- tha Kourtney.

Megjithatë kjo nuk është herë e parë që themeluesja e ‘Poosh’ tregon se ka probleme me disa nga anëtarët e familjes së saj.

Image

Kujtojmë që në një muaj më parë gjatë episodit të ‘Hulu’, Kourtney, 44-vjeçarja foli për grindjet e saj me motrën e saj Kim Kardashian. Ajo u përpoq të pranonte vendimin e Kim për të drejtuar në mënyrë kreative një shfaqje mode për ‘Dolce & Gabbana’ që përmbante elemente të ngjashme ose identike me dasmën e saj në Portofino, një ngjarje e stiluar shumë nga dyshja e stilistëve italianë.

Gjithashtu Kourtney zbuloi se ajo ishte inatosur me Kim pasi kjo e fundit kishte bashkëpunuar me shtëpinë e modës ‘Dolce & Gabbana’ në dasmën e saj.

“Më lëndon sepse ishte dasma ime, e cila nuk ishte një marrëveshje biznesi. Unë e bëra sepse e ndjeva vërtetë.”– tha Kourtney.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco