Si është të jesh motra e Olta Gixharit? Na e zbulon Sara Hoxha

Si është të jesh motra e Olta Gixharit? Na e zbulon Sara Hoxha

22:52, 09/07/2023
A+ Aa A-

Olta Gixhari është bërë edhe me një motër tjetër. Po flasim për Sara Hoxhën, partneren e Ledri Vulës, e cila ka pikërisht këtë rol në filmin “Në kuadër të Dashurisë”.

Sara ka treguar se emri i saj në film do jetë Aria, e se do jetë motra e Oltës, që në film ka emrin Jonida. Sara tregon se e ka pasur ëndërr aktrimin që e vogël, mirëpo nuk iu plotësua dot dëshira, deri më tani.

“Unë në këtë film vij si një vajzë e re që quhet Aria. Jam motra e Jonidës që e luan Olta Gixhari dhe vajza e Zamira Kitës dhe Ndriçim Xhepës. E kam menduar si më të vështirë që të luaja një personazh që dashurohet me dikë tjetër në film. Puthja e parë ka qenë pak e vështirë. Jam munduar që ta mbaj me sa më pak dubla që të ishte e mundshme. Unë kur kam qenë më e vogël e kam pasur ëndërr të bëhem aktore. Kam kërkuar shpesh herë edhe për shkolla aktrimi në Los Angeles. Nuk u realizua kurrë si gjë. Me pak fjalë më është plotësuar një ëndërr”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco