Manjani: Shkoj jashtë për koncerte se atje nuk shoh Veliajn dhe Ramën duke bërë selfie me këngëtarët...

Manjani: Shkoj jashtë për koncerte se atje nuk shoh Veliajn dhe Ramën duke bërë selfie me këngëtarët...

20:46, 09/07/2023
A+ Aa A-

Juristi, politikani dhe personazhi i njohur Ylli Manjani, në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për ‘Syri Televizion’ ka rrëfyer të gjitha të pathënat sa i përket jetës së  tij profesionale dhe private.

Në këtë intervistë të tij, ai ka lënë disi mënjani ‘petkun politik’ duke u veshur edhe me nota të së përditshmes ku na ka bërë që të njohim një personazh komplet ndryshe nga ai që ishim mësuar shpesh ta shohim në titujt kryesore të lajmeve, por jo vetëm.

AI ka rrëfyer se është mjaft aktiv në jetën publike e në rrjetet sociale, ku komenton jo vetëm për politikë por edhe disa herë për çështje të artit, etikës dhe estetikës.

Manjani ka rrëfyer se i pëlqen shumë të dëgjojë muzikë dhe shpesh-herë udhëton jashtë vendit për të ndjekur koncerte të ndryshëm pasi këtu nuk i shikon dot Erion Velinë apo Edi Ramën duke bërë selfie me këngëtarët.

“Më pëlqen shumë muzika. Dëgjoj thuajse çdo gjë. Por më shumë më pëlqen muzika që ka brenda melodi. Melodia mbahet mend edhe kur tekstin nuk e di.
Përshembull, Kostandin Argiros është këngëtar grek dhe tekstet e tij nuk i di e si kuptoj, por melodinë ia mbaj mend dhe më pëlqen. Këto ditë vajtëm në Berlin dhe pamë P!NK, një këngëtare e papame me super zë e super performancë artistike.
Preferoj t’i shoh koncertet jashtë shtetit, sepse atje nuk shoh Erion Velinë apo Ed Ramën duke bërë selfie me këngëtarët.
Në këtë kontekst, Dua Lipën e kam pas shumë për zemër, qysh kur u shfaq në selfie me këta langaraqët kam heqë dorë së dëgjuari asetin e saj. Nuk e di a është mirë apo jo, po nuk e duroj dot politizimin deri në këtë pikë.

 -Po pse P!NK dhe jo Aurela Gaçe?

-Hahahahahha. Po që ngjajnë!
Aurelën e dëgjoj me shumë qejf se është prej atyre këngëtareve që thua "lum ne që e kemi".  I dëgjoj Aurelës veçanërisht interpretimet e muzikës popullore e qytetare,

ashtu siç dëgjoj Fatmira Breçanin apo Valbona Memën. Dhe të mos harroj edhe Eranda Libohovën, Selami Kolonjën e ndonjë tjetër. Në youtube dëgjoj shpesh muzikë të luajtur nga spektakli "Këngë Moj" . Ej, e kanë qarë muzikën qytetare ata çunat e bandit. Të paparë! Por P!NK, U2, ColdPlay, Mark Konfler etj kanë vendin e vet dhe duhen parë në vendin e tyre”-është shprehur ai.

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco