Taylor Swift përqafon ish-in në mes të koncertit

Taylor Swift përqafon ish-in në mes të koncertit

14:32, 08/07/2023
A+ Aa A-

 

 Taylor Swift u bëri dje një surprizë shumë të këndshme ish-it të saj, Taylor Lautner dhe fansave. Ajo e ngjiti në skenë aktorin dhe e përqafoi. Lautner ka frymëzuar këngën “Back To December” nga Swift dhe ishte pjesë e videoklipit të këngës së re, “I Can See You”.

Lautner dhe Swift u lidhën në vitin 2009. Këngëtarja u shpreh se aktori dhe bashkëshortja e tij janë kthyer në dy prej miqve më të afërt të saj dhe në fakt, bën sens, duke qenë se të gjithë e kanë emrin Taylor.

Nga ana tjetër, Lautner shprehu gjithë respektin dhe konsideratën për Swift. “Të respektoj shumë. Jo thjesht për këngëtaren, tekstshkruesen dhe performuesen, por edhe për personin që je. Ti je e hirshme, me këmbë në tokë, e sjellshme dhe jam i nderuar që të njoh”.
 
Taylor Swift ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe me bashkëshorten e aktorit, e cila po ashtu e ka emrin Taylor. Aktori dhe Taylor Dome u martuan vitin e kaluar dhe tanimë kanë të njëjtin emër dhe mbiemër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco