Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Dua Lipa arrin marrëveshjen më të madhe deri më sot, do bëhet fytyra e re e makinave luksoze Porsche

Dua Lipa arrin marrëveshjen më të madhe deri më sot, do bëhet fytyra e re e makinave luksoze Porsche

20:00, 07/07/2023
A+ Aa A-

Dua Lipa ka arritur marrëveshjen e saj më të madhe deri më sot, dhe do të bëhet fytyra e re e Porsche. Këngëtarja 27 vjeçare, e cila tashmë ka një mori këngësh hit, do të nisë një projekt të ri. Sipas "The Sun", Dua, e cila më parë ishte fytyra e kompanisë së makinave luksoze Jaguar, tani i është ofruar një shumë 'shtatë-shifrore' për të mbyllur marrëveshjen.

Një burim tha: “Dua është një nga fytyrat më të nxehta në muzikë tani, dhe është një yll global. Ajo ka një fuqi të madhe tërheqëse të markës dhe Porsche i ofroi asaj një paketë me shtatë shifra që nuk mund ta refuzonte". Dua fillimisht filloi të punojë me Jaguar në 2018, duke i dhënë asaj një shumë të madhe parash.

Ajo aktualisht ndodhet në turne, dhe nuk mund ta anashkalojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco