Loredana Zefi konfirmon lidhjen e dashurisë me futbollistin Karim Adeyemi

Loredana Zefi konfirmon lidhjen e dashurisë me futbollistin Karim Adeyemi

22:42, 06/07/2023
A+ Aa A-

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, prej disa ditësh është përfolur për një lidhje dashurie me yllin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi.

Ajo tashmë ka konfirmuar romancën me futbollistin gjerman me anë të disa fotografive që ka ndarë në rrjete sociale.

Artistja me origjinë nga Kosova publikoi në Instagram disa momente përkrah Adeyemi.

Të njëjtit shfaqen të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, ndërsa krijuesja e hitit “Sonnenbrille” e falënderon Zotin për këtë.

“Faleminderit Zot”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre imazheve.

Të shumta qenë urimet që pranoi në sesionin e komenteve nga miqtë dhe ndjekësit.

Kjo lidhje e Loredanës vjen disa vite pas ndarjes nga reperi Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur, Hana. 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco