Fansat nuk preferojnë Kiarën, Dea dhe Ronaldo 'fitojnë terren' në Instagram

Fansat nuk preferojnë Kiarën, Dea dhe Ronaldo 'fitojnë terren' në Instagram

12:41, 01/07/2023
A+ Aa A-

Pas mbarimit të Big Brother VIP  të gjithë ish-banorët e shtëpisë së famshme vazhdojnë ende në qendër të vëmendjes. Tashmë ata i janë krikthyer jetës normale dhe fansat e tyre janë kurioz të dijnë se çfarë bëjnë pas përfundimit të spektaklit, duke i ndjekur në rrjetet e tyre sociale.

Image 

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Por, cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

Në vend të dhjetë renditet Efi Dhedhes me 2 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu në 586 mijë ndjekës. Efi vazhdon të humbasë ndjekës. Kujtojmë se pas daljes nga “Big Brother”, daljet e saj kanë qenë të rralla, duke zgjedhur që ta shijojë këtë periudhë sa më larg vëmendjes.

Gjithashtu, Efi të rralla i ka pasur edhe intervistat, duke zgjedhur të bëjë më shumë pushime. E duket se e gjitha kjo ka bërë që fansat të fillojnë ta largojnë pak nga vetja.

Image

Krist Aliaj po ashtu rezulton me më pak ndjekës nga java e kaluar, me 1 mijë ndjekës më pak. Kristi ka treguar se shumë shpejt do të nxjerrë në treg firmën e tij të parfumeve. Por gjithsesi fansat janë në pritje të të rejave nga jeta e tij private, ndaj edhe vëmendja për të është larguar pak, duke zgjedhur që mos ta ndjekin më.

Image
Teksa në javët e kaluara Kiara Tito ka qenë me rritje të numrit të ndjekësve të saj, këtë herë ajo nuk ka ndryshuar aspak. Njësoj si javën e kaluar, moderatorja vazhdon që të ketë 728 mijë ndjekës. Është i madh interesi i publikut për çiftin, ndaj edhe Kiara ka një vëmendje të shtuar në rrjetet sociale. Ndonëse këtë javë, ajo nuk ka fituar asnjë ndjekës, vijon të mbetet një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale nga edicioni i dytë i “Big Brother”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco