Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

SHBA, vdes aktori Alan Arkin në moshën 89-vjeçare Yjet e kinemasë: aktori Michael Douglas (majtas) me aktorin Alan Arkin (djathtas) në Golden Globe Awards në 2019

SHBA, vdes aktori Alan Arkin në moshën 89-vjeçare

21:10, 30/06/2023
A+ Aa A-

Aktori fitues i çmimit Oscar, Alan Arkin, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Ylli amerikan pati një karrierë prej dekadash dhe fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë në rol dytësor për rolin e tij në Little Miss Sunshine të vitit 2006.

Arkin ishte nominuar më parë për një Oscar në kategorinë e aktorit më të mirë dytësor për rolin e tij në Argo.

Aktori vdiq të premten, më 30 qershor, në shtëpinë e tij në Kaliforni, sipas Variety.

Në një deklaratë të përbashkët, djemtë e tij Adam, Matthew dhe Anthony i thanë revistës People: "Babai ynë ishte një forcë unike e talentuar e natyrës, si artist dhe njeri. Një bashkëshort, baba, gjysh dhe stërgjysh i dashur, ai ishte i adhuruar dhe do të mungojë shumë”.

Arkin fillimisht u refuzua për rolin e tij të mirënjohur në Little Miss Sunshine pasi disa nga ekipi i prapaskenave menduan se ai dukej shumë i shëndetshëm dhe në formë./ar/sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco