'Këtë koncert ia dedikoj gruas shqiptare

'Këtë koncert ia dedikoj gruas shqiptare", Elvana Gjata flet e emocionuar pas eventit

11:01, 23/06/2023
A+ Aa A-

Mbrëmë, Elvana Gjata mblodhi shqiptarët në stadiumin “Air Albania”, ku shijuan hitet e saj ndër vite.

Në rrjete sociale vërshuan videot nga koncerti madhështor, i cili ishte një magji e vërtetë për Elvanën. Pas eventit që i la të gjithëve shije të mirë, këngëtarja ka reaguar në rrjete sociale duke i falenderuar të gjithë për dashurinë e dhuruar.

“Faleminderit nga zemra, më keni dhënë sot aq shumë forcë e dashuri, që do ta kujtoj gjithë jetën. Këtë koncert ja dedikoj gruas shqiptare, por në veçanti vajzave më të vogla që janë duke nisur rrugëtimin e tyre. Mos u dorëzoni kurrë, asgjë nuk mund ta ndalë forcën tuaj dhe punën e palodhshme. Jeni e ardhmja! Ju duaa”- shkruan ajo në një postim në Instagram.

Image

Ndërkohë, në një tjetër postim në InstaStory shprehet:

“Wowww, jam pa fjalë për këtë që sot më panë sytë. Ishit kaq shumë, e ndjeva kaq shumë dashuri sa po më plas zemra nga gëzimi. Kjo që pashë është një ëndërr që u bë realitet. Jam mirënjohëse për besnikërinë tuaj ndaj meje, mirënjohëse për secilin prej atyre që kam patur pranë gjithë këto vite, kompozitorë, producer, tekstshkrues dhe bashkëpunëtorë që kanë dhënë shumë mund e dashuri në rrugëtimin tim. Faleminderit nga zemra!”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco